Ish-Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë, Ilir Hoxholli dhe prej kohësh aktivist në ndihmë të shqiptarëve në nevojë ka reaguar pas lajmeve të përhapura për humoristin e mirënjohur, Gëzim Kruja.
Hoxholli shkruan se ka përjetuar keq lajmet ku thuhet se në ceremoninë mortore mjeshtri i madh që u nda nga jeta disa ditë më parë është mbuluar me një “flamur arab”.
Sipas tij ato që mediat quajtën “flamur arab” janë verse kuranore që nderojnë të ndierin dhe ku shkruhej: “Çdo krijesë do ta shijoi vdekjen…”
Hoxholli i ka kërkuar publikisht falje familjes së mjeshtrit të madh duke thënë se ne shqiptarët nuk dimë të respektojmë të vdekurit dhe lëndojmë njerëzit edhe kur janë duke vuajtur.
Ai ka thumbuar personat që kanë publikuar lajmin duke thënë “na falni se ne nuk lexojmë”.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66