Nanë, 12 vite më parë ike prej kësaj bote!Të kujtoj çdo ditë, sepse ishe një grua e fort, edhe pse pa shkollë e deshte shkollimin; me një rrogë puntori ti dhe baba arritët të na shkolloni. (6 fëmijë)
Nënë ti ishe ajo që kur dola prej burgu 1969, kurrë nuk më the se çka bëne bre djal, por thoshe, mos u bën merak se në burg ke hy për flamur e jo për hajni.
Nënë gjithmon më ke përkrah edhe 1981 kur ma morën ditarin; ti më thoshe mos u mërzit se shkau s’ta jep nafakën je i zoti dhe gjendesh më mirë në jetë!
Ishe ajo që në mes të plumbave në vitin 2001 erdhe në Drenovec me e pa mbesën e plagosur dhe kur nuk nxjerre lot prej syve.
Më kujtohen fjalët e tua!Edhe pse ishe në moshë thoshe si nuk jam më e re dhe ta nisi shkollimin, e deshe aq shumë arsimin dhe bëre të pamundurën për të na shkollu!Edhe sot kur nuk ndihem mirë them, ah moj nënë.
Nënë prehu e qetë dhe dhashtë Zoti na takon në botën e përjetësisë dhe për veprat e punën e bërë në këtë botë të shpërblen me parajsë.
Rexhep Asani
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66