Dy aktorët e njohur të humorit, Ledio Lako dhe Gent Hazizi, janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin. Burime për JOQ Albania bënë me dije se aktorët e njohur janë ndaluar nga policia, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë ish-Ekspozitës.
Ndërsa, sot, mësohet se Lako e ka goditur Hazizin me mjete te forta. Ai ka përdorur një dorezë hekuri dhe në ngjarje është përfshirë edhe një person i tretë. Person tjetër i identifikuar si Elton Myftiu, ka qenë bashkë me Hazizin.
Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet.
Ndërkohë Abcneës mëson se sherri mes dy aktorëve të njohur ka nisur për shkak se Hazizi ka akuzuar Lakon se ky i fundit është bërë shkak që ai të largohet nga një show televiziv.
Kujtojmë këtu se Lako është pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”, ndërsa Hazizi është shkëputur prej disa vitesh nga ky program dhe është protagonist në një tjetër format televiziv.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66