Mirmbrema shoqeri.
Sot pash lajme të ndryshme si p.sh. Pati lajme për pandemin, për politikën pa politik, për sukseset pa suksese, për zullum etj.
Me erdhi keq që i kan hipur në kokë Fitore Pacollit, për diçka që nuk e kanë kuptuar, apo nuk duan ta kuptojnë disa!
Unë nuk dua të anoj nga asnjëra parti, por me dëshir do të thoja atë që duhet të themë.
Pacolli nuk ka ofenduar askënd, e as Nënën e ish kryeministrit, por ajo donte të thotë se si është e munduar edhe pas 20 viteve në liri nuk patën mundësi të krijojnë kushte të mira në shëndetësi e të shërohen qytetarët, por të kërkohet mjekim jashtë shtetit.
Po, a e dini ju sa nëna kanë dhën djem e vasha për këtë vend e për këtë shtet dhe, nuk i kanë as mundësit minimale për jetesë e lëre më për shërim jashtë vendit. po të ishte në rregull këtu shëndetësia, atëherë ne nuk do kishim këto probleme si shqiptarë, dhe kështu ështe kur flet vetëm si ka dëshirë njeriu, e jo çka është reale! Duani dhe respektojeni njeriun pa marrë parasysh nga cila anë partiake apo fetare vjen.
Ganimete Murati
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66