Beth Palmer, 17 vjeçe, nga Sale në Greater Manchester, studionte muzikë dhe kishte një reputacion në rritje si një këngëtare e talentuar, por familja e saj thonë se ajo u fiksua se bllokimi aktual prej pandemisë nuk do mbaronte kurrë më.
Studentja u gjet pa shenja shpirti në shtëpinë e saj, pas izolimit për shkak të shpërthimit të Covid-19.
Familja e saj e shkatërruar thotë se nuk kishte asnjë indikacion që ajo po luftonte me shëndetin e saj mendor, përveç asaj që ajo do të shprehte trishtim dhe zhgënjim për shkak se nuk mund të shihte miq ose të shkonte në kolegj.
Dhe ata folën për veprim për të paralajmëruar prindërit e tjerë se fëmijët e tyre do të përballen me ditë jo të mira gjatë këtyre kohërave të pasigurta.
Babai i Bathit, Mike Palmer tha:
Nuk kam dyshim se bllokimi ka luajtur një rol të madh në jetën e Beth. Ajo nuk mundi të mbaronte kolegjin, nuk mund të dilte dhe të shihte miqtë e saj. Ajo ndjeu sikur kjo mbyllje tre-mujore do zgjaste vite.
Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66