Mbreti i Marokut, Mohamed VI ka falur 5.645 të burgosur, si masë parandaluese kundër koronavirusit.
Monarku bëri thirrje për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për forcimin e mbrojtjes së të burgosurve dhe institucioneve korrektuese nga përhapja e koronavirusit.
Në deklaratë thuhet:
Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që lidhen me situatën e urgjencës shëndetësore dhe masat paraprake të imponuara për të marrë, ky proces do të zbatohet në mënyrë graduale.
Ministria e Shëndetësisë e Marokut raportoi që numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 919, duke përfshirë 59 viktima dhe 66 raste të rikuperuara.Që nga shfaqja në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 182 vende dhe rajone.
Të dhënat e përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SH.B.A. tregojnë se infeksionet në të gjithë botën tejkalojnë 1.2 milion me mbi 64.800 vdekje.
Burimi: AA.com|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66