Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë edhe në Gjermani. Numri i të infektuarve me Covid-19 në Gjermani ka shkuar në më shumë se 70,000 persona.
Masa të rrepta janë marrë në Gjermani për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Gjermani ka shkuar në 793.
Po ashtu e ditur bëhet se deri më tani në Gjermani nga koronavirusi janë shëruar 16,100 njerëz.
Thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar distancimin social dhe higjenën personale vazhdojnë edhe në Gjermani.
E ditur bëhet edhe se në Austri që nga dita e sotme ka nisur shpërndarja e maskave në supermarkete dhe që pas ditës së sotme askush nuk do të lejohet të dalë pa maskë për të bërë pazare në Austri.
E njëjta masë do të merret në ditën në vijim edhe në qytetin Jena në Gjermani.
Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66