“Diplomatë perëndimor kanë përmendur se marrëveshja me Serbinë përfshinë edhe një aneks marrëveshjesh, për faljen e krimeve të pas luftës, që nënkupton vrasjet politike, kryesisht të LDK-së”, tha Vjosa Osmani.
Osmani tha se nuk ia lejon diskrecioni diplomatik, por qe më se dy vite janë njoftuar nga diplomatët perëndimor, në mënyrë që ne të jemi të përgatitur për situatën.
‘Në situatën kur presidenti është shndërruar në tregtar kufijsh, është krejtësisht e pritur që të ekzistojë një marrëveshje e atillë, për amnistim të vrasjeve të pas luftës”, tha Osmani në intervistën në KTV.
Po ashtu Vjosa Osmani tha se një grup i LDK-së duke iu referuar vendimmarrësve për rrëzimin e qeverisë, tha se sa ishte Haradinaj kryeministër ishte vendosur, që dialogu të mos pranohej të udhëhiqej nga presidenti Thaçi, ndërsa tashti ka ndryshuar qëndrim dhe është i gatshëm t’ia njoh këtë rol.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66