Numri i viktimave ka shkuar në 27 në Maqedoninë e Veriut ndërsa fatmirësisht mësohet se 5 pacientë janë shëruar.
Pasi u janë nënshtruar testeve të tjera ata kanë rezultuar negativë dhe kanë lënë spitalin.
Ky lajm i mirë është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë vetëm pak momente më parë ndërsa gjendja e tyre paraqitet shumë e mirë.
Momentalisht në Maqedoninë e Veriut numri i personave të shëruar nga koronavirusi është 35.
Rasti total i personave të infektuar ka shkuar në 617 ndër të cilët 553 raste janë ende aktive.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66