Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në përkrahje të #Blektorisë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 33, miratoi masën prej 1500 denarë, ndihmë për blegtorët që do të ruajnë qingjat femra për vitin 2020.
Me iniciativë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe në bashkëpunim me Shoqatat e blektorëve sot Qeveria e RMV miratoi masën për ti dalë në ndihmë Blektorisë e cila është një ndër sektorët më të prekur nga situata momentale, si rezulltat i vështirsisë së transportit dhe tregjeve për shitjen e mishit të qengjit në Itali, Kroaci dhe rajon.
Të gjithë blektorët që do të ruajnë qengjat femra do të subvencionohen me 1500 den për kokë qengj .
Kjo masë ka për qëllim për të mbajtur gjallë degën e blektorisë si një ndër degët më të rëndësishme në vend dhe do të ndikojë tek blektorët për të shtuar numrin e bagëtive!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66