Pas kërkesës me datë 15.04.2020, nga Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës drejtuar qeverisë së RMV, që të merren masa konkrete nga NP “Pyjet Nacionale”, për parandalimin e zjarreve në pyjet dhe malet e komunës së Tetovës, sot MBPEU solli vendimet kufizuese si vijon:
❗️Për shkak të rritjes së rrezikut nga përhapja e zjarreve, Ministria e Bujqësisë pas kërkesës së Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale” ka vendosur ndalesë për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore prej orës 06:00 deri në 20:00.
Ndalesa do të fillojë të zbatohet prej nesër (e premte) dhe do të vlejë deri në largimin e saj.
“Kjo ndalesë nuk vlen për të punësuarit në NP Pyjet Nacionale dhe për subjektet që kryejnë aktivitete pyjore në hapësirat që vepron NP Pyjet Nacionale, si dhe për personat që kanë leje për lëvizje në pyje”.
❗️“Për mosrespektimin e kësaj mase, personat fizik që kapen duke lëvizur në male dhe toka pyjore do të gjobiten prej 1500 deri 2000 euro, në kundërvlerë të denarit”, thuhet në njoftim.
❗️Qeveria gjithashtu informon qytetarët se ndalohet djegia e barërave të këqija, si masë për të parandaluar përhapjen e zjarreve. Ndalesën për lëvizje në pyje do ta zbatojnë të punësuarit në NP “Pyjet Nacionale”, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia Pyjore.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66