#Informatë nga Banka Popullore lidhur me pagesën e #pensioneve të prillit
——————————————————————
Të mbrojmë së bashku shëndetin publik
Rekomandime lidhur me pagesën e pensioneve të prillit
Pas njoftimit se të gjithë bankat janë të gatshme të realizojnë pagesën e parakohshme të pensioneve të prillit, ju bëjmë thirrje:
– Për të mbrojtur shëndetin tuaj, shmangni përdorimin e parave të gatshme. Pensionistët që zotërojnë një kartë debit nga nesër përmes ATM-ve dhe në rrjetin tregtar do të kenë në dispozicion pensionin e tyre të prillit, të përpiqen kur të jetë e mundur të kryejnë pagesat pa para të gatshme – me përdorimin e kartës. Kështu, ata do të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe shëndetit të të tjerëve.
– Javën e ardhshme, gjatë vizitës së filialeve dhe ekspoziturave, pensionistët që deri tani nuk kanë pasur karta debiti, duhet të dorëzojnë kërkesën e tyre për dhënien e një karte lidhur me llogarinë e tyre. Në këtë mënyrë, fondet e tyre do të jenë në dispozicionin e tyre në çdo kohë, pa pasur nevojë të vizitojnë filialet dhe ekspoziturat e bankave që të marrin para të gatshme.
– Në periudhën nga ora 8 deri në orën 12, kur është e lejuar lëvizja e personave mbi 67 vjeç, qytetarët e grupmoshave tjera, veçanërisht javën e ardhshme nga e hëna deri të enjten, të përmbahen nga vizita e filialeve dhe ekspoziturave të bankave. Gjatë kësaj kohe, duhet t’u jepet prioritet dhe përparësi qytetarëve më të moshuar që kanë nevojë për shërbime bankare.
– Gjatë një vizite të një filiali/ekspoziture duhet të realizohen të gjitha shërbimet bankare për të cilat klienti konsideron se prania fizike nëpër banka është e nevojshme.
– Siç është njoftuar tashmë, mbajtja e pajisjeve mbrojtëse për hundën dhe gojën është e detyrueshme, siç janë: maskë respiratore, maskë kirurgjikale për një përdorim, maskë tekstili për më shumë përdorime, shami pambuku ose shall dhe të ngjashme.
– Të respektohen udhëzimet për distancën e duhur nga personat e tjerë, para dhe brenda objekteve të bankave.
Ju rikujtojmë se sipas orarit tashmë të publikuar, pagesa e pensioneve të prillit për pensionistë që nuk zotërojnë karta debiti do të kryhet sipas grupeve:
– të hënën, 27 prill – pensione deri në 11.000 denarë;
– të martën, 28 prill – pensione nga 11.001 denarë deri në 14.000 denarë;
– të mërkurën, 29 prill – pensione nga 14.001 denarë deri në 18.000 denarë;
– të enjten, 30 prill – pensione mbi 18.000 denarë.
Bëjmë thirrje për respektimin e orarit, gjë që do të zvogëlojë ndjeshëm numrin e personave nëpër filialet dhe ekspoziturat në favor të shëndetit.
Gjatë ditëve në vijim, do të jemi në komunikim intensiv me bankat, duke u përpjekur që bashkërisht, të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me pagesën e pensioneve të prillit të realizohen në një mënyrë më të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit publik.
Besojmë që qasja sistemike që do të zbatohet për pagesën e pensioneve të prillit do të japë rezultatet e pritura.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66