Së fundmi nga Maqedonia e Veriut raportohet se ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka rezultuar negativ në testin për koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë ai. Ai ka thënë:
Bazuar në protokollet e parapara shëndetësore më është bërë testi për praninë e virusit COVID-19, e që fatmirësisht rezultoi NEGATIV! Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, njëkohësisht u dëshiroj shërim sa më të shpejtë edhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus. Apeloj te të gjithë qytetarët, të respektojnë rregullat.
Thirrjet për të qëndruar në shtëpi nuk janë ndalur në Maqedoninë e Veriut. Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Kujtojmë këtu se në Maqedoninë e Veriut janë marrë masa edhe më të forta për të parandaluar më tej përhapjen e koronavirusit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66