Si duket – shumica e maqedonasve të cilët dolën në protesta atë ditë me moton: “Për Maqedoni të përbashkët”, farsë kjo, e cila nuk kishte fare të bënte me të ashtuquajturën të përbashkët, por kjo, thjesht jepte më shumë se kaq indikacionet e një dëshire që as sot nuk e kanë hequr nga koka si të tillë – Maqedonia si shumica e maqedonasve etnik, që ishin apo edhe janë edhe sot në pushtet
Nga Zeqir KADRIU
Si sot e tri vite më parë, sikur na përsëritet historia! Dhe kjo përsëritje vazhdon me vite të tëra e sikur çdo gjë sillet tek rrethi ynë virtuoz! Lexoja me kureshtje këtyre ditëve opinione të njerëzve, dhe natyrisht, secili nga këndvështrimi i vet! Për ne shqiptarë; në Maqedoninë e Veriut kjo datë lidhet me një histori sa të errët, poaq edhe të dhimbshme! Në të ashtuquajturin, “Tempulli i demokracisë”, më 27 prill 2017 u kthye sërish ndjenja e hakmarrjes dhe revanshit ndaj shqiptarëve dhe për fat të keq, u rrah për vdekje deputeti i Aleancës për Shqiptarët, zoti Ziadin Sela.
Ky sulmi planifikuar, fatkeqësisht lidhej edhe me një alibi tjetër; sepse asokohe,dhe në të njëjtën ditë u zgjodh kryetar i Parlamentit në Maqedoninë Veriore një shqiptar i quajtur (Talat Xhaferi), i cili siç e dimë kaloi për fatin e tij të mirë; pa asnjë therë në këmbë! Asokohe, më së keqi e pësoi Ziadin Sela, kryetar i një partie serioze; dhe njëri nga deputetët shqiptar më të zëshëm në Kuvendin e Maqedonisë, që disa herë pati dalur me qëndrimet e tija konkrete e serioze dhe në një farë mënyre e kishte dridhur pikërisht këtë parlament i cili si duket, aspak nuk do ta kursente e as do ta mbronte personalitetin dhe imununitetin e tij si deputet, edhe pse të njëjtën ditë do të ndodhej në ambientet e brendshme të Parlamentit të Maqedonisë me shumë deputetë të tjerë.
Dhe jo vetëm kaq , por si duket – shumica e maqedonasve të cilët dolën në protesta atë ditë me moton: “Për Maqedoni të përbashkët”, farsë kjo, e cila nuk kishte fare të bënte me të ashtuquajturën të përbashkët, por kjo, thjesht jepte më shumë se kaq indikacionet e një dëshire që as sot nuk e kanë hequr nga koka si të tillë – Maqedonia si shumica e maqedonasve etnik, që ishin apo edhe janë edhe sot në pushtet. Kjo, sepse të tillë e patën emëruar edhe më parë moton e tyre; bile që në fillimet e viteve të 90-ta, viteve të para të pavarësimit të saj Republika e Maqedonisë si shtet. Shumë të qartë e kemi, bile edhe shumë të freskët memorien e tentim- frikësimeve, vrasjeve, burgosjeve ,inskenimeve politike ; që nga viti 1994, kur po të njëjtët,këta të “Maqedonisë së përbashkët” brohorisnin (përpara dyerve të Parlamentit), zëshëm kundër shqiptarëve se: Do t’ua këputim kthetrat (kanxhite), dhe jo vetëm kaq, por edhe brohoritjet ndjellakeqe të tipit se: shqiptarët nuk kanë vend këtu, ata duhet të shkojnë në Shqipëri, se atyre nuk ju duhet shkollim i lartë, se këtu nuk ka gjuhë shqipe, se shqiptarët duhet të dëbohen nga Maqedonia e të ngjashme! Këto dhe shumë shtojzavalle e zëra të tillë; edhe sot e kësaj dite dëgjohen në qarqe të ndryshme tek-tuk, si të tilla – por si duket pas 20 vitesh tani më janë një zë i mekur dhe pa fuqi. Janë një psherëtimë boshe, që nuk e pi as pazari i brendshëm, por as ai ndërkombëtar. Vitet kalojnë dhe memoria mbetet gjithnjë edhe më qartë!
U desh që të kalojë shumë kohë, dhe të venë kushte madje edhe fqinjët; e kam fjalën për grekët (në rastin konkret), të cilët nuk hapnin dyert e Evropës për Maqedoninë në atë formë e mënyrë siç këta donin; në mënyrë që ky shtet, si i tillë të futet në strukturat euroatlanike për t’u bërë pjesë e saj dhe për t’u anëtarësuar edhe në BE si parakusht për të pasur një elokuencë më të butë dhe më paqësore me të gjithë fqinjët , përfshi këtu; bullgarët, grekët,serbët,(se për shqiptarët nuk çanin kokën), të cilët e detyruan që Maqedonia të nënshkruaj një Marrëveshje historike për ndryshimin e emrit, gjuhën(me bullgarët) dhe për shtrembërimet e historisë (heronjve kombëtarë të tyre),kishën dhe autoqefalin me serbët e të tjera. U desh, po ashtu që të bëhej Marrëveshjen e Prespës, marrëveshje kjo e cila ndryshoi emrin, në Maqedoni e Veriut) po dhe Marrëveshje të tjera bileterale të cilat më pastaj do ti mundësonin hyrje e këtij shteti në strukturat Euroatlantike dhe në BE. Dhe kjo ndodhi krejtësisht nën hijen e një partie shqiptare-kukull (BDI) e cila ishte në pushtet për tri mandate radhazi, dhe asnjëherë nuk e ngriti zërin qoftë në Parlament apo Qeveri lidhur me këtë çështje; apo në ndonjë forum dhe mjedis tjetër lidhur me këtë çështje,(sikur s,ka fare të bëj edhe me ne),e sikur nuk pati as edhe një zë që përfaqëson një të tretën e popullate shqiptarë që jetojnë pikërisht aty.
Dhe për të qenë “të mirë”, zotërinjtë me pushtetin; me njërën apo tjetrën parti (cilado që do të ishte në pushtet), këta “burra-patriotë”, luajtën rolin e heshtakut e të Butakut dhe kurrë nuk dhanë as edhe një përgjigje jo diku tjetër, por edhe përpara vetë njerëzve që i patën zgjedhur dhe dërguar në Qeveri e në pushtet. E keqja më e madhe qe, sepse; edhe vetë shteti shqiptar në këtë rast luajti një rol shumë opurtunist me paragjykimin se ka një parti shqiptare e cila i mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni!
Por as kjo nuk ishte kështu! Heshtnin BD-istat, si zullumqarë e hileqarë që mburreshin gjoja se paskëshin sjellur një Ligj për gjuhën shqipe në Parlamentin e Maqedonisë, e që është më i avancuari se versionet e mëparshme. Dhe për të qenë korrekt ; Ligji si tillë u miratua në Parlament, por, më thoni gjer më tani e keni parë ju dikund të jetë implementuar në praktik? Me siguri që jo! Jo sepse të tillë janë këta: tërhiq e mos e këput, premto dhe kurë mos e realizo! Dhe kështu vazhdojnë ta tjetrin edhe më tutje! Dhe kështu pretendojnë edhe më tej të mbeten në pushtet! Formuan bile edhe një Agjenci, gjoja për zbatimin në praktik të gjuhës shqipe.
Edhe ajo si e tillë nuk funksionon! E keni parë më thoni së paku një veprim në praktik? Nuk funksionon, sepse partia më e madhe shqiptare në pushtet vazhdon edhe pas kaq vitesh të na tregojë përrallat e gjyshes. Nuk do të funksionojë, sepse këta zotërinj “patriotë” nuk i lejojnë që të merren njerëz të merituar me këtë çështje por vazhdojnë me ushtarë partiakë; nga se profesionistë as që kanë në radhët e tyre. Pa le të më thonë: kanë ndonjë kuadro adekuatë apo edhe profesionalë për t’i realizuar apo implementuar gjërat në praktik?
Ndonjë zë i fortë që këto padrejtësi, si forma të tillë që do ta ngrinte në Parlament, është vetëm Ziadin Sela dhe ndonjë opozitar tjetër, por kjo nuk mbaron me kaq.
Nuk mbaron me kaq, sepse kam bindjen se këto djem të guximshëm nuk kanë heshtur e as nuk do ta heshtin, e as nuk do të lakohen për t’u bindur që të jetë ndryshe, por vetëm mund ti dëmtojnë, ashtu siç po i pengojnë dhe orvaten edhe më tej ti pengojnë me mjete e stërkëmbëza të koalicionimeve partiake të ca subjekteve politike shqiptare të cilët kohëve të fundit po bëhen viktimë dhe po përçahen gjithnjë e më shumë nga trungu politik shqiptar. Në këtë rast – vazhdon për fat keq, thënia shumë e vjetër latine: “Përçajë e sundo”! Pas gjithë kësaj katrahure sërish “fiton” heshtja që ka kaplua globin me Epideminë Covid-19.
Kësaj epidemie të orkestruar me shumë mjeshtri nga qarqe të thella diplomatike që do ti del zëri deri nga fundi i shtatorit 2020. Por kësaj radhe po e përmbyll me kaq. Dhasht zoti e nuk përkujtojmë më kështu përvjetorë të hidhur apo 27 Prill që shënojnë pika të zeza historitë ndërshqiptare.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66