Nga Maqedonia e Veriut raportohet se nuk do të lejohet më asnjë qytetat që nuk ka maskë të futet në banka dhe në markete.
E ditur më tej është bërë se para bankave do të qëndrojnë edhe zyrtarë policorë, të cilët do të kujdesen që qytetarët mos të krijojnë turma.
Këto masa janë marrë për të parandaluar më tej përhapjen e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë këtu se para disa ditësh qeveria në Maqedoninë e Veriut paraqiti një dekret ku shkruhej se ata që nuk mbajnë maska do të gjobiten me një vlerë monetare, që shkon deri në 20 euro.
Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në Maqedoninë e Veriut. Thirrjet vazhdojnë edhe për të ruajtur higjenën personale dhe distancimin social.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66