Edhe në Maqedoninë e Veriut gjendja është e rënduar prej Covid-19. E ditur bëhet se 8 punonjës të Qendrës për Shëndetin Publik në Gostivar janë në izolim për 14 ditë.
Kjo pasi një punonjës rezultoi pozitiv për koronavirus në këtë institucion.
Nuk është dhënë ndonjë informacion se kur do të hapet Qendra për Shëndetin Publik, por drejtori i Spitalit të Gostivarit thotë testimet do të vijojnë në hapësira të veçanta në spitalit.
Po ashtu ai ka deklaruar se shpreson që së shpejti ky institucion të vihet në shërbim.
Drejtor i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi ka thënë:
Shpresoj se së shpejti ai institucion do vihet në shërbim, edhe pse një pjesë e spitalit që është afër atij institucioni i është dhënë në shërbim dhe punonjës të tjerë të institucionit vazhdojnë me marrje të testeve në afërsi të institucionit epidemiologjik këtu në Gostivar. Tash kemi dy raste që janë lajmëruar dhe të dy pacientët kanë qenë me temperaturë 37.4 gjegjësisht 37.3 që të dy janë hospitalizuar këtu dhe iu është marrë testi, konkretisht ai që u soll mbrëmë sot në orën dhjetë i është bë testi dhe do verifikohet, mirëpo kryesisht ata janë persona të ardhur nga jashtë dhe nuk janë të komunës së Gostivarit.
Edhe në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66