Edhe në Maqedoninë e Veriut gjendja është e rënduar prej koronavirusit. Një lajm i rëndë është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në këtë vend.
E ditur bëhet se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, pesë persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.
Ndërsa ‘Portalb’ ka bërë të ditur më tej se ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova 52 vjeç, një paciente nga Labunishta e Strugës 65 vjeçe, një paciente nga fshati Çellopek 62 vjeçe dhe një paciente nga Shtipi, 81 vjeçe.
Po ashtu e ditur është bërë se një pacient 53 vjeç ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Kumanovë.
Ndërsa në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut , janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus. Raportohet se 15 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Shkup.
7 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kumanonë. Një rast me koronavirus është regjistruar në Prilep 1 dhe tre raste me koronavirus janë regjistruar në Koçani.
Në total numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 599.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66