Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 15 raste të reja me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave nga kjo ministri, këto janë shifrat sipas qyteteve: Kumanovë 8 raste, Shkup 4 raste, Tetovë 1 rast, Strugë 1 rast, Shtip 1 rast.
Nga kjo shifër tashmë numri total i të infektuarëve shkon në 570. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre veta: dy në Tetovë dhe një në Kocan. Numri i përgjithshme i viktimave shkon në 20. Nga këto te dhëna nuk janë përfshirë testet e qendrave private për testim sepse spitalet nuk kane punuar, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. (INA)
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66