12 punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë me koronavirusi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë institucioni.
Gjithashtu mësohet se shtatë punonjës tjerë janë futur në izolim me vendim shtetëror.
Ndërkohë 45 punonjës kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, pasi kanë patur kontakte me të infektuarit.
Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut numërohen 555 të infektuar dhe 18 viktima.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66