Paolo Maldini ka zbuluar se ai ende vuan nga pasojat e koronavirusit, edhe pse kanë kaluar disa javë nga koha kur doli pozitiv.
Ai është shëruar plotësisht, por mesa duket pasojat kanë mbetur.
Ish-kapiteni legjendar i Milanit ndjeu simptomat e para të sëmundjes më 5 mars dhe zbuloi gjithashtu edhe djali Daniele Maldini kishte rezultuar pozitiv.
E keqja ka kaluar, por Maldinit i duhet ende kohë të rikthehet në normalitetin e tij.
Paolo tregoi:
Është e vështirë të fillosh përsëri aktivitetin normal. U përpoqa të bëja diçka në palestër, por pas dhjetë minutash isha i vdekur. Dhe jo sepse isha 52 vjeç.”
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66