Joseph Biden,tash më është kandidat i demokratëve për President në ShBA.
Lobi serb e ka nis kampanjën kundër Biden dhe kuptohet ata janë pro-Trump.
Ata postojnë lartë e përpjetë se si Biden i ka quajtur serbët ” kasape femijësh të pafajshëm, dhe përdhunues barbar”
*
Në këtë kampanjë serbe, për fatin tonë të keq janë rreshtuar edhe një grusht shqiptarësh krah për krah me çetnikët për të përkrah sociopatin diktatorin prorusin Trump!
Si rreshtohesh, si zgjedh, ashtu idendifikohesh more, nuk pret njeri që ti qitni kokardat çetnike mbi kokë!
Unë e kuptoj këtë si rreshtim kundër vetvetes, dhe mendoj se këta njerëz nuk shohin përtej hundës vetë!
Biden ka qenë gjithmonë në anën tonë, ne e njohim personalisht, dhe ç’është me rëndësi ai na njeh neve dhe i njeh hallet tona!
Andaj mos e ndyni internetin nalt e poshtë me injorancën e pakufishme, mos bëni kalkulime dhe as politikë të lartë.
Nëse nuk dini pyetni, nëse nuk pyetni, mos u rreshtoheni përkrah çetnikëve kundër shqiptarëve; kaq besoj se kuptoni dhe kaq mendoj se mund të bëni!
Votoni për vetveten!
Xhabir Alili
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66