Qeveria e re mund të bëhet vetëm pas zgjedhjeve të reja, sepse ajo që arrihet me mashtrime e dredhi, nuk mund të jetë qeveri legjitime. Legjitimiteti nuk është çokollatë që Presidenti mund t’ia dhurojë atij që ai e preferon. Legjitimiteti fitohet nga populli në bazë të bindjeve ndaj premtimeve që lypësi i bën si kundërvlerë për votën që e kërkon. Nëse kandidati lypës i shkelë premtimet, quhet mashtrues, dhe vota e fituar me mashtrim – avullohet
Kosova e vogël dhe e varfër nuk mund t’i përballojë dy qeveri, një qeveri popullore legjitime, dhe një tjetër “qeveri e re” me pleq hajna dhe manipulues me vullnetin e popullit. Kjo e dyta mund të funksionojë vetëm në pronat private të Isa Mustafës në Prapashticë, ndërsa mexhliset mund t’i mbajnë në livadhet e Prapashticës, por pse jo edhe në Leposaviç.
Populli nuk po i do më lidërët e dëshmuar tash e njëzetë vjetë si lider hajna. Hajnat nuk mund t’ia imponojnë popullit “dashurinë” e tyre me dhunë, sipas parimit: “Na e dijna qi ju nuk po na doni ma, ama ne po u dojna juve, sepse pa ju nuk kemi tendera. Na jena mësu me vjedhë, dhe pa ju nuk kemi ku me vjedhë ma!”
Kosovën e bëri shtet populli me sakrifica të mëdha, ndërsa liderët hajna po duan ta uzurpojnë dhe privatizojnë, thua se është pronë e tyre private, e trashëguar nga gjyshërit e gjyshet e tyre.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66