Mjeku i njohur, Dhimitër Kraja, i cili rezultoi disa ditë më parë me koronavirus, ka lënë pak më parë ambientet e spitalit Infektiv. Lajmi për shërimin e tij është dhënë edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ai shihet teksa lë spitalin dhe pritet jashtë nga një familjar i tij.
Kraja, i njohur nga të gjithë si Profesor Luli, u infektua me Covid-19, pasi u rikthye në punë, edhe pse kishte dalë në pension.
Ai u rreshtua krah mjekëve të tjerë për të luftuar sëmundjen Covid-19.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66