Një lajm i trishtë vjen nga SHBA-ja, ku është konfirmuar se deri më tani, vetëm në New York, 12 shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Lajmi i hidhur u dha nga kreu i Shoqatës “Rrënjët Shqiptare”, Marko Kepi, përmes një lidhje të drejtpërdrejtë nga New York për emisionin “Opinion”.
Ai tha se 10 prej shqiptarëve kanë ndërruar jetë në zonën e Bronx, ndërsa dy të tjerët në Long Island.
Ndërkohë numri i përgjithshëm të infektuarve me Covid-19 në SHBA ka kaluar pragun e 364 mijë personave.
Sipas përditësimit më të fundit të shifrave zyrtare, deri më tani në SHBA kanë humbur jetën nga koronavirusi më shumë 10 mijë persona.
Shteti amerikan më i prekur nga koronavirusi është New York, ku janë regjistruar më shumë se 4700 viktima.
Katër ditët e fundit për New Yorkun kanë qenë tragjike ku në 24 orë ndërrojnë jetë mbi 600 persona.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66