Fshati Kepuh në Indonezi është “pushtuar” nga fantazmat e pandemisë.
Figurat misterioze të bardha, kanë mbushur rrugët e fshatit. Fshati ka vendosur këto “fantazma” për të patrulluar rrugët, duke shpresuar se kjo zgjedhje do t’i mbajë njerëzit në shtëpi. Kjo nismë është marrë kryesisht për të ndërgjegjësuar të moshuarit.
Anjar Pancaningtyas, kreu i grupit rinor të fshatit tha:
Ne donim të ishim të ndryshëm dhe të krijonim një efekt frenues.”Pocong” janë drithërues dhe të frikshëm. Ne jemi koordinuar me policinë për të bërë të pamundurën për të zbatuar distancimin social. Kemi patur plotë vullnetarë që janë ofruar për të luajtur rolin e fantazmave.
“Pocong”, figurat fantazmë janë mbështjellë me veshje të bardha. Në folklorin indonezian ato përfaqësojnë shpirtrat e bllokuar të të vdekurve. Deri tani ka 4,241 raste të konfirmuara në Indonezi, dhe 373 vdekje, me frikën se numri do të rritet ndjeshëm.Studiuesit në Universitetin e Indonezisë vlerësojnë se mund të ketë 140,000 vdekje dhe 1.5 milion raste deri në maj, nëse nuk do të ketë frenime më të ashpra në lëvizje.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66