Mbrëmjen e sotme shkoi në 29 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipër.
Viktima e 29-të ishte një 73-vjeçar, i cili ishte konfirmuar me Covid-19, që ndodhej prej 24 ditësh intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Raportohet se i ndjeri ishte një personalitet i njohur në qytetin e Durrësit.
Bëhet fjalë për arkitektin e njohur Hajdar Kovaçi, i cili fatkeqësisht nuk mundi dot t’ja dilte mbanë për shkak se vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese.
Për vite me radhë, Kovaçi ka qenë në detyra të ndryshme si zv/president i Dhomës së Tregtisë, Industrisë së qytetit dhe për dy mandate, anëtar i Këshillit Bashkiak nga radhët e PD, pjesëtar i Këshillit Rregullues të Territorit.
Njoftimi i Ministrisë Shëndetësisë:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 73-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi”
Një pacient 73-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme. Pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute. 73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial. Megjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.
29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66