
Njeriu apo individi si qenie njerëzore, humane dhe sociale, si pjesë e pandarë e një etnie dhe shoqërie, dhe si pjesë e vetëdijes nacionale-kolektive që brenda vetes ndjen dhe i përjeton të mirat dhe të ligat që e përcjellin bashkë rrethin ku jeton, dashtë e pa dashtë, bëhet pjesë aktive e refleksionit, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme kombëtare si dhe parime demokratike-civilizuese.
Mbase, i nxitur nga motivet e brendshme për reflektim si dhe nisur nga pikëpamjet personale, gati secili prej nesh merr anë në bazë të bindjeve dhe përvojave të tij jetësore, dhe rrjedhimisht duke u nisur nga këto vlera universale të njeriut, nuk ka asnjë dyshim, që shoqëria shqiptare në Kosovë dhe jo vetëm, gjendet në një stad kohorë mjaft të vonuar, ende të pa emancipuar, të pa zhvilluar në gjitha fushat e jetës, me një mendësi arkaike dhe primitive, me vese dhe tradita kanunore, etj., që për fat të keq, për shkak të këtyre manive dhe defekteve psiko-sociologjike, në asnjë mënyrë nuk po ia del të çlirohet dhe bëjë hapa përpara, për ta zënë pak a shumë hapin e progresit zhvillimor me popujt e civilizuar të Evropës, pjesë e të cilës gjeografikisht edhe është!
E bëra këtë hyrje të shkurt analitike për të ardhur tek nyja e temës së këtij shkrimi, e cila ka të bëjë pikërisht me mungesën e vetëdijes nacionale, kulturës dhe edukatës e cila vazhdon të prodhojë logjikën hakmarrëse, fjalorin denigrues si dhe sjellje të pa edukatë deri në çmenduri, pikërisht këto defekte i gjen tek ata të cilët do duhej të ishin shembull në shoqëri, siç janë profesorët universitarë, akademikët, intelektualët, pedagogët, gazetarët, etj., e që në çdo shoqëri të civilizuar përbëjnë elitën e një populli dhe kombi, në kuptimin themelorë të udhë rrëfimit, edukimit si dhe orientimin e masave popullore drejt zhvillimit dhe emancipimit shoqëror-kolektiv.
Andaj, shtrohet pyetja logjike dhe e domosdoshme; sesi është e mundur që një profesor-akademik, një njeri me përvojë mbi 40 vjeçare në poste të larta politike, një ish kryeministër dhe lider aktual i një partie të madhe, siç është LDK-ja, e që quhet Isa Mustafa, ta akuzon një grua të re shqiptare, një deputete të Kuvendit të Kosovës dhe një intelektuale, siç është znj. Pacolli, se gjoja paska “logjikë fashiste, tru të shpërlarë, se ajo na qenka kulmi i idiotësisë individuale dhe kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare..”, por e cila siç dihet i ka kryer studimet universitare në Londër të Anglisë..!?
Si mundet një politikan i përmasave të Isa Mustafës, madje pretendent për postin e presidentit, ta mbrojë nga një deputete nënën e komandantëve të gjallë, kur vetë ky, Isa Mustafa, këta komandant i ka akuzuar hiç më larg se dy vite, për hudhjen e shqiptarëve të vrarë në liqenin e Radoniqit, si mundet një kryetar i LDK-së ta quan “gomar” një lider të një partie tjetër, kryetarin e LVV-je, Albin Kurtin, para dy viteve dhe ta akuzojë për përmbysje të rendit kushtetues, vetëm se nuk pranonte pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën nga UNMIK-u, vetëm se refuzonte Kushtetutën e Ahttisarit, e cila e copëtonte Kosovën në enklave serbe, vetëm se kundërshtonte me gaz lotsjellës faljen e 8270 hektarëve toka të Rugovës kreshnike, Malit të Zi, vetëm se e kundërshtonte formimin e Gjykatës speciale për “krime lufte” të pretenduara ndaj UÇK-së, kur me të njëjtin njeri, pas gjitha këtyre mospajtimeve dhe grindjeve të mëdha, pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 do bënë koalicion qeverisës pikërisht me Albin Kurtin..etj., etj..!?
Sjelljet kontradiktore, dyfytyrësitë politike, mashtrimet, qëndrimet abuzive, ofendimet si dhe akuzat që Isa Mustafa ua ka drejtuar shumë herë oponentëve të tij politik pa fije turpi, janë të pafund.
Prandaj, dua t’ia them hapur lexuesit, se po ta quante “fashiste” një deputete të SPD-së në Bundestagun gjerman, p. sh. kryetari i CDU-së, pa u bërë një orë ai do duhej të jepte dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të saj. Mbase, këto vlera të demokracisë dhe parlamentare të popullit dhe shoqërisë gjermane, I. M. është dashur t’i kishte mësuar gjatë qëndrimit të tij gati 10 vjeçar në Gjermani si ministër për financa në qeverinë “Bukoshi” në ekzil, por siç duket mentaliteti gollakian si dhe mungesa e edukatës intelektuale e ka shkërmoq tërë qenien e tij prej “akademiku” të pa kulturë dhe ndërgjegje intelektuale..!?
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66