Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski ka njoftuar se është i infektuar me Koronavirus.
Lajmin e ka bë të ditur në profilin e tij në facebook, ku thotë se përveç tij edhe 40 qytetarë të Kumanovës kanë rezultuar pozitiv.
“Të nderuar qytetarë, të dashur miq, tani i mora rezultatet më të reja për personat e infektuar në Kumanovë. Nga 40 bashkëqytetarë të mi ndodhem edhe unë. Ju inkurajoj bashkërisht dhe me disiplinë të vazhdojmë në luftë kundër kësaj të keqe, e di se do të fitojmë, jam i bindur në këtë”, shkroi Dimitrevski në rrjetin social ‘Facebook”.
Ai ju bëri apel qytetarëve të respektojnë masat dhe të shmangin kontaktet dhe se nuk ka nevojë për panik. Ndryshe, Kumanova pas Shkupit është ndër qytetet me më së shumti të infektuar me coronavirus. Vetëm dje kishte 27 raste dhe aktualisht ka 262 raste pa rastet e sotme.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66