Italia është vendi i parë evropian që u godit rëndë nga pandemia. Pavarëisht numrit të lartë të viktimave dhe rasteve të reja, qeveria po përgatitet për të lehtësim gradual të masave. Disa prej bizneseve do të rihapen përgjatë javës në vijim dhe bllokimi total pritet të hiqet në 4 maj. Jo më larg se java që vjen, do të bëhet publik edhe plani zyrtar për heqjen e bllokimit të vendit.
Kryeministri Conte ka thënë:
Bllokimi i rreptë që u imponua në fillim të marsit, do të lehtësohet gradualisht. Disa prej bizneseve duhet të presin pak më gjatë për të rifilluar aktivitetin, në bazë të rrezikshmërisë së përhapjes së pandemisë. Përsa u përket shkollave, ato nuk do të rihapen. Të paktën deri në shtator, shkollat do të qëndrojnë të mbyllura. Nuk mund ta zgjasim më tej këtë bllokim, pasi rrezikojmë një dëm të madh socio-ekonomik të vendit. Megjithatë, do të vendsen masa të rrepta shëndetësore për çdo aktivitet që do të rifillojë punën.
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66