Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet si autor i dyshuar për kryerjen e dy shpërthimeve me eksploziv që ndodhën në Foggia.
Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për 32-vjeçarin, Erjon Rameta, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Antonio”.
Shqiptari dyshohet si autor i shpërthimeve me lëndë plasëse në restorantin “Poseidon” dhe në qendrën për të moshuarit “Il Sorriso di Stefano”, përkatësisht në 12 nëntor 2019 dhe 16 janar 2020.
“Bombëvënësi” shqiptar heshti para gjyqtarit, por ai u fundos nga i penduari i drejtësisë, Carlo Verderose.
Shqiptari u ndalua nga policia dy ditë më parë, ndërsa hetuesit disponojnë dy videot e sulmeve me lëndë plasëse, të cilat konkluduan që 32-vjeçari të konsiderohej si autor i dyshuar i dy shpërthimeve.
Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë që disponojnë hetuesit dallohet edhe tatuazhi në formë kurore i autorit që ka kryer sulmet, i cili është i ngjashëm me tatuazhin që ka 32-vjeçari shqiptar.
Megjithatë, deklarata e të penduarit Carlo Verderose, ish-anëtar i klanit Moretti-Pellegrino-Lanza, duket se e ka fundosur shqiptarin.
Ai u tha prokurorëve që e njihnin Rametin si një trafikant të lëndëve narkotike që furnizonte me kokainë disa grupe kokainë, duke e treguar atë si një person që ishte në dispozicion të klaneve të krimit.
Burimi: Immediato|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66