Vetëm në dy komuna, atë të Ferizaj dhe të Prizrenit janë komfirmuar 49 raste, raporton Gazeta Blic.Prej kur është shfaqur rasti i parë muajin e kaluar, sot është dita ku ka pasur më së shumti raste pozitive, edhe pse ende Instututi Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ka dalë me rezultatet totale të 24 orëshit të funsjt.Vetëm në Ferizaj janë konfirmuar 35 raste të teja, derisa në Prizren janë komfirmuar 14 raste.
Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi ka konfirmuar rastet e reja.“35 raste pozitive në Ferizaj, të gjitha raste kontakti të rasteve të mëhershme, familjarë e kolegë të punës të rasteve në fillim”, ka thënë Sherifi për kallxo.com.Ndërkaq, Mytaher Haskuka i ka konfirmuar rastet e reja në Prizren.
Njoftimi i plotë:
Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot për fat të keq kanë rezultuar pozitive edhe 14 raste të reja me COVID-19.Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë.Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19.Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë.
Mytaher Haskuka
Komuna e Prizrenit
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66