Analisti Seb Bytyçi, tha se kjo që po ndodhë është shkatërrim i demokracisë. Shkelje e rëndë e Kushtetutës, e edhe e nenit në të cilën thirret Presidenti.
Sipas tij demokracia nuk është vec mbledhje e bajraktarëve, është edhe procedurë, rregull e ligj. Gjykata Kushtetuese, nëse e ka një trohë dinjiteti, duhet ta dënojë këtë krim politik.
Ndërsa analisti Agron Demi, tha se nëse Gjykata Kushtetuese e përligj këtë ‘deus ex machina’ të Presidentit, atëherë Kosova ka me pas sistemin më të bastardum parlamentarë, ku:
Pas zgjedhjeve, fituesi nuk mund të anashkalohet, në bazë të aktgjykimit pë VLAN-in më 2014;
Rrjedhimisht, fituesi krijon qeverinë, por mund ta humbas shumicën në parlament;
Qeveria pastaj mbetet në diskrecion të Presidentit (jo të parlamentit e as të votuesve). Varësisht sipas disponimit të Presidentit, Parlamenti mund të shpërndahet, ose t’i kalohet mundësia partive jo fituese për krijimin e qeverisë. Kësisoj, ai që vërtet vendos se kush qeverisë është Presidenti;
Ironikisht, partia fituese e zgjedhjeve del humbësi më i madh, ngase përveç se përjashtohet nga ekzekutivi, ajo përjashtohet edhe nga Kuvendi për shkak se figurat kryesore të partisë vetëm se kanë dorëzuar mandatin e deputetit/es për të shërbyer në ekzekutiv.
Gjykata Kushtetuese javëve në vijim do të mar vendimin më të rëndësishëm në historikun e saj: ka me ja vendos vulën një “Banana Republike”, apo ka me shërby si mburojë e demokracisë.
E analisti Vigan Qorrolli, tha se edhe qeveria më e mirë në vetëvete, bëhet më e mbrapshta, nëse raportet e saj janë të prishura me dokumentin themeltar të shtetit: Kushtetutën.
Sipas tij një qeveri e re e Kosovës me shkelje serioze të procedurave të demokracisë nënkupton para se gjithash mosrespektin e thellë që ka ajo klasë politike për sovranin e vet.
Ai shtoi se kontrata shoqërore e fituesit të zgjedhjeve me popullin e tij – justifikohet me kriterin mbizoterues që parlamenti dhe qeveria e kanë origjinën nga sovrani dhe burojnë prej tij.
“Një qeveri pa lidhje organike me Kushtetutën e saj paraqet një shkelje serioze të vullnetit të sovranit dhe rregullave të një demokracie kushtetuese”, tha Qorrolli.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66