Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar jo vetëm rutinën e përditshme, por edhe shumë zakone.
Madje dhe ceremonitë mortore po kryhen pa praninë e familjarëve. Koronavirusi ka bërë që shqiptarët të heqin dorë prej nderimeve zakonore që i bëhen të ndjerit.
Drejtoresha e Përgjithshme e “Agjencisë së Shërbimit Funeral” në Bashkinë e Tiranës, Raimonda Shino ka treguar se si po kryehen varrimet këto ditë në Tiranë.
Ajo ka thënë:
Në Bashkinë e Tiranës janë realizuar 10 varrime të personave më koronavirus. Ne normalisht i regjistrojmë të gjitha skedat e vdekjeve, nuk jemi të specializuar në këtë fushë, por gjithsesi shkaqet janë edhe të viteve më parë. Rastet me koronavirus janë të mirëpërcaktuara në certifikatat e vdekjes që ne i marrim nga Ministria e Shëndetësisë. Ajo që dua të veçoj për rastin e COVID, është se ceremonia kryhet direkt nga morgu i spitalit. Nuk kemi mbajtjen në shtëpi. Nga morgu, i ndjeri sillet direkt në varreza. Pjesa teknike është në zbatim të ligjit. Ka masa më të forta në drejtim të dezinfektimit.
Po ashtu ajo ka sqaruar se viktimat e Covid-19 po varrosen më thellë se zakonisht. E si përfundim mund të thuhet se ajo që po ndodh prej koronavirusit është më shumë se e trishtë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66