Ushtria izraelite do të evakuojë banorët e moshuar nga një qytet ortodoks, pas shpërthimit të menjëhershëm të koronavirusit. Rreth 4500 njerëz të moshës 80 vjeç e lart do të merren nga Bnai Brak, afër Tel Aviv, dhe do të vendosen në izolim në hostele.Deklarata e qeverisë nuk dha një datë kur plani i ndihmave prej 20 milion dollarësh do të hynte në fuqi.
Ekspertët mjekësorë vlerësojnë se rreth 38% e 200,000 banorëve të Bnai Brak janë të infektuar me koronavirus dhe se qyteti së shpejti mund të përbëjë rreth 30% të rasteve në shkallë vendi.Kjo për shkak të dendësisë së popullsisë së Bnai Brak, e cila sipas zyrtarëve izraelitë thotë se është pothuajse 100 herë më e lartë se mesatarja kombëtare.
Të moshuarit janë veçanërisht të prirur ndaj Covid 19 dhe për këtë arsye duhet të merren masa të veçanta për të siguruar mbrojtjen e tyre. Një tjetër problem shqetësues tashmë në Izrael, është edhe fushata “anti-masa” të Covid 19, që po ndërmarin disa grupime për të bindur njerëzit që të mos ndjekin rregullat e vendosura nga zyrtarët.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66