Koronavirusi i ka marrë jetën edhe një piktori të njohur shqiptar nga Kosova. Raportohet nga mediat kosovare se piktori i njohur Ramiz Llapashtica ka ndërruar jetë prej koronavirusit.
E ditur bëhet se piktori Llapashtica s’ka arritur ta fitojë betejën me koronavirusin dhe se ka ndërruar jetë në New York.
Piktori kishte disa vite që jetonte aty. Ramiz Llapashtica ishte edhe bashkëthemelues i Shoqatës “Jusuf Gërvalla” me seli në New York.
Ramiz Llapashtica kishte kishte lindur në Suharekë të Kosovës, por në fillim të viteve 80’ kishte shkuar në Amerikë.
Kujtojmë këtu se thirrjet për të qëndruar në shtëpi nuk janë ndalur në Kosovë. Po ashtu nuk janë ndalur as thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66