Vullnetarëve që do të punojnë në një prej spitaleve në Britani, u është thënë që të përgatiten për faktin se deri në 80% të pacientëve që janë në ventilatorë mund të vdesin. Qeveria është duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar për të rritur numrin e testeve të kryera, pasi shumë mjekë e infermierë nuk janë testuar ende dhe kjo po pengon mbarëvajtjen e punës nëpër spitale.
Mes mungesës së testeve dhe shtimit të pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv, vullnetarët duken tejet të shqetësuar për një përkeqësim të situatës. Ndërkohë një nga spitalet më të reja që do të presë pacientët e koronavirus, është spitali Nightingale. Pikërisht punonjësit e këtij spitali, duhet të përgatiten psikologjikisht atë çka kanë për të përjetuar.
Drejtori i këtij spitali, u shpreh:
Po mundohemi të bëjmë çdo gjë gati sa më shpejt të jetë e mundur. Do të kemi rreth 16.000 persona në staf dhe më tepër se 80 reparte, me nga 42 shtretër për repart. Nightingale do të bëhet një nga spitalet më të mëdha në botë. Fillimisht do kujdesemi për 42 të infektuar, por më pas besojmë se do të punojmë me kapacitet të plotë. Pjesa më e madhe e pacientëve që do të vijnë në këtë spital, do të jenë pacientët të cilët kanë nevojë për ventilator, apo pacientë nga spitalet e tjera të cilët janë tashmë të intubuar. Për këtë arsye, të gjithë punonjësit e këtij spitali, duhet të jenë të përgatitur psikologjikisht për të parë më të keqen e këtij virusi.
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66