Arta Sopi
Mirëpo kthimi i saj në Kosovë nuk pritet të ndodhë edhe për disa muaj, asaj i është vazhduar mandati deri më 30 qershor, kjo për shkak të pandemisë së coronavirusit.Shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme,
Kreshnik Ahmeti në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se në datat 27 mars dhe 30 mars kanë dërguar dy valë të vendimeve për kthimin e diplomatëve, të cilëve u ka skaduar apo do të ju skadojë së shpejti mandati.
“Përtej kësaj, ne kemi trajtuar edhe rastet kur diplomatët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në misione brenda shtetit të njëjtë, gjë që nuk preferohet për shkak të fenomentit të lokalizmit. Për këtë arsye, ne kemi bërë vendime që të kthehet edhe kjo kategori”, ka thënë ai.Ai ka shtuar se janë rreth 30 diplomatë që pritet të kthehen në shtëpi, pas përfundimit të misionit ose edhe pas lirimit nga detyra.
“Më 31 mars e kemi dërguar valën e tretë të vendimeve. Prej këtyre diplomatëve, ata të cilët janë diplomatë të karrierës dhe janë punësuar si të tillë në MPJ, do të kthehen më 30 qershor. Ndërsa, ata të cilët kanë qenë politik do të lirohen nga detyra”, ka thënë ai.Dje ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka marë vendim për shkarkimin e Tefta Kelmendi- Merran, vajzës së anëtarit të Kryesisë së PDK-së Migjen Kelmendi.Më 20 shkurt të këtij viti, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kishte shkarkuar 14 konsuj nga vende të ndryshme të botës, ndërsa më 3 mars Konjufca ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve duke përfshirë edhe ambasadoren në ShBA Vlora Çitaku.Përveç Çitakun, Konjufca ka shkarkuar edhe Edon Canën, Lirim Grejçevcin, Shpend Kallabën, Mimoza Ahmetajn, Ylber Hysën si dhe Ramadan Avdiun.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66