Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga koronavirusi ne Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se është konfirmuar edhe një vdekje nga Covid-19 në vend.
Bëhet fjalë për një paciente, 66 vjeçare nga Malisheva e cila ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Në Kosovë, sipas të dhënave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani janë 184 raste të të infektuarve nga të cilët 30 janë shëruar.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66