#Informatë mbi shpërndarjen e vauçerëve për #internet
Të nderuar qytetarë,
Informohen të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale në Komunën e Tetovës, se duke filluar prej nesër 27.04.2020 (e hënë), Qendra për punë sociale në Tetovë do të bëjë shpërndarjen e vauçerëve për internet, me qëllim që edhe nxënësit e familjeve sociale të kënë mundësi të ndjekin dhe të kyçen në mësimin online.
Nga e hëna (27.04.2020) prindi i fëmijës (shfrytëzuesi i të drejtës për ndihmë sociale), me dokument për identifikim personal (letërnjoftim pose pasaportë), mund të vijë dhe ta marrë vauçerin për internet në Qendrën për punë sociale e cila gjendet në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66