INFORMATË – 13.04.2020 Shtabi i krizës #COVID19
Në komunën e Tetovës dhe komunat tjera përreth sot janë evidentuar edhe 4 raste të reja me COVID19 me çka numri i përgjithshën i të infektuarve është 37, prej të cilëve deri më tani 4 kanë ndëruar jetë.
Prej tyre në bazë të komunave numri është si vijon:
Komuna e Tetovës – 19
Bërvenicë – 5
Bogovinë – 7
Tearcë 5
Zhelinë 1
Shtabi i krizës sot edhe njëherë përsëriti nevojën për respektimin e masave dhe rekomnadimeve ekzistuese, dhe mes tjerash vendosi si vijon:
-Apelojmë edhe njëherë deri tek qytetaret të cilët kanë qenë në kontakt me persona të infektuar me Covid19, dhe persona të cilët janë kthyer nga shtete te jashtme të kërkojnë vetizolim dhe njëherit nëse kanë simptoma të paraqiten detyrimisht të mjekët amë për t’ju nënshtruar testimit.
-Edhe njëherë përsërisim thirrjen deri te Banka Popullore, që të obligojë të gjitha bankat komerciale në Komunën e Tetovës të adaptojnë orarin e punës në këtë gjendje të jashtëzakonshme, dhe të gjejnë modus për pagesën e pensioneve me qëllim që të moshuartit të mos grumbullohen para pikave pagesore. Gjithashtu bankat detyrimisht të angazhojnë shërbime për mbajtjen e rendit me qëllim respektimin e distancës sociale mes qytetarëve në objektet bankare.
-Komuna e Tetovës do të përsëris thirrjen për të gjithë marketet të cilët posedojnë dokumentacion të plotë të veprimtarisë së tyre dhe kanë më shumë se 2 punëtorë të regjistruar, që të mund të punojnë edhe gjatë fundjavës në orën policore. Kjo bëhet me qëllim që të mund të paraqiten sa më shumë markete, të cilët do të shërbejnë qytetarët edhe në lagjet e tyre, me theks të veçantë në fshatrat e komunës së Tetovës.
-Poashtu brenda javës do të shpallim thirrje edhe për të gjithë bujqit dhe fermerët e interesuar, me qëllim që të njëjtit të pajisen me lejet e nevojshme për qarkullim gjatë fundjavës që vjen.
-Këto janë momente kur nga ne kërkohet të jemi të durueshëm dhe konzistent në respektimin e masave të cilat i sjellin organet kompetente, të mos biem pre e informacioneve të rrejshme dhe të udhëhiqemi vetëm nga të dhënat zyrtare.
-Si kryetare e Komunës së Tetovës dhe Shtabit të krizës për luftë kundër COVID19, apeloj që të respektohen masat dhe rekomandimet si vijon: Të mbajmë distancën sociale, paraqituni nëse keni simptome, dhe dilni nga shtëpia vetëm atëherë kur keni nevojë reale. Gjithashtu mbajtja e higjienës perosnale është veçanërisht e rëndësishme.
Me sjelljen tonë të përgjegjëshme do ta mbrojmë shëndetin tonë dhe të të afërmive tanë.
Në kohën e kësaj pandemie, prevencioni është mbrojtja jonë më e mirë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66