Komuna e Kaçanikut e cila ka mbi 33 mijë banorë ende deri më sot nuk ka asnjë qytetarë të infektuar me koronavirus.
Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut, tha se komuna e Kaçanikut është e mobilizuar për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Në një invervistë për RTK ai tha:
Deri më tani fatmirëshisht në Kaçanik ende nuk kemi asnjë rast të konfirmuar dhe urojmë të mos kemi asnjë rast as në Kaçanik e as në Kosovë.
Ai bëri me dije se qytetarët i kanë zbatuar rekomandimet e IKShPK-së për të qëndruar në shtëpi.
Tani jemi të rrethuar nga 3 komunat që kanë të infektuar qytetarët me Covid-19, siç janë Ferizaj, Viti dhe Hani i Elezit.
Ilazi bëri me dije se për orarin e ri presin informata të reja sot nga institucionet qendrore.
Sipas tij problem është orari:
Kemi fshat që është larg veç për të shkuar me 1.5 orë dhe kjo do të jetë problem.
Kryetari i komunës vlerësoi se në këtë komunë do të jetë problem me çështjet sociale e ekonomike.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66