“Nëse arrin që të formohet kjo lloj qeverisje e këtij amoraliteti dhe formati kundër demokratik e anti konstitucional dhe kundër vullnetit të popullit, atëherë populli do të kërkojë me protesta dhe mosbindje civile kthimin e vullnetit të tij,të legjitimitetit demokratik”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.
Skender Kapiti
Analistët politik dhe njohësit e fushës së të drejtës, kanë reaguar pas takimit të fundit, të quajtur konsultativ të partive politike, me ftesë urgjente të Presidentit Hashim Thaçi, në të cilin ai ka marr mendimin e tyre nëse janë për të shkuar në zgjedhje të reja, për ta formuar Qeverinë e re pas rrëzimit të Qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës, apo të gjendet një shumicë parlamentare e cila do të arrij ta ndërtoj një qeveri tjetër, pa e shpërbërë Kuvendin dhe pa proces të ri zgjedhor.
Lidhur me këtë zhvillim të fundit, dhe “ngritjen në këmbë” të LDK-së për ta marr mandatin si parti me më shumë vota për të gjetur aleatët e formimit të Qeverisë pa zgjedhje të reja, ka reaguar analisti dhe eksperti i së drejtës Skënder kapiti, i cili e ka quajtur krejt këtë proces të montuar një dhunim klasik dhe arbitrar të demokracisë dhe Kushtetutës së shtetit të Kosovës, nga ana e Presidentit dhe partive politike të cilat ju përgjigjen ftesës së tij të dytë konsultative, për të gjetur formulën e re të formimit të Qeverisë, pa e shpërbërë Kuvendin. Kapiti mendon se ky është skenar i përgatitur edhe i finalizuar në marrëveshje paraprake edhe me Gjykatën Kushtetuese, e cila do të detyrohet ta jep interpretimin e saj sipas urdhrit të pa shkruar por të komanduar nga zyra e presidentit edhe me rastin e kontestimit ta paralajmëruar kushtetuese të koalicionit të ri nga ana partisë së parë fituese të zgjedhje LVV. Me këtë veprim, sipas Kaptit, po instalohet një presedan i rrezikshëm në shtetin e Kosovës sipas të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet, rigrupimi i interesave të ndryshme politike pas formimit të qeverisë, mundë të ja grabis pushtetin kujtdo qoftë pa meritë dhe pa legjitimet qytetar. Sido qoftë kapiti beson se edhe kjo lojë do të përfundon me dështim në momentin e fundit sepse dhunimi i votës së lirë qytetare dhe ligjit e kushtetutës ka çmim të madhe dhe nuk duhet lejuar që të bëhet realitet.
“Është e pamundur që të formohet një koalicion qeverisës pa LVV-në. Por pavarësisht kësaj rrëzimi i qeverisë legjitime Kurti tregoi se sa e papërgjegjshme kombëtarisht dhe se sa e pabesë dhe tradhtare e interesave kombëtare u tregua politika, elita politike e vjetër në Kosovë. LDK-ja tashmë ka hipotekuar në biografinë e saj politike kulmin e tradhtisë politike kombëtare me rrëzimin e qeverisë, ku madje ajo ishte edhe vetë pjesë e koalicionit qeveritar LVV-LDK. Akti korruptiv dhe antidemokratik i mocionit të LDK-së u krye edhe pse qeveria po punonte shumë mirë, më mirë se çdo qeveri tjetër paraardhëse, dhe madje edhe në kushtet e pandemisë, krizës shëndetësore globale. Nëse opozita politike e ish pushtetit PAN: me PDK, AAK, NISMA dhe AKR me minoritetet e votuan mocionin për rrëzimin e qeverisë, kjo nuk përbën për ta ndonjë “mëkat politik”, pasi gjithmonë opozita shfrytëzon rastin për të përfituar nga kriza politike, krizë që në rastin konkret flamurtare e saj ishte LDK-ja dhe garda e vjetër e saj si nismëtar të një puci parlamentar shteti. Por ama tashmë opinioni publik Kosovar dhe ai ndërkombëtar e di se ky ishte një veprim antidemokratik i gjithë elitës së vjetër politike, PAN + LDK”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.
Madje ai vlerëson se kjo krizë politike dhe institucionale e krijuar me kaq shpejtësi, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe krijimit të qeverisë së re, ka motiv të pastër korruptim dhe antishtetëror e anti kombëtar, sepse Qeveria e re që po planifikohet të ndërtohet nga LDK, veprimet e para që do ti ndërmerr do të jenë kompromiset ndaj Serbisë.
“Kriza aktuale politike në Kosovë nuk është se e lindi momenti, por ajo është në vazhdën e krizës së korrupsionit, krimit, hajnisë, marrëveshjeve dhe të tradhtisë së interesave politike,ekonomike e territoriale të Kosovës që kanë bërë politika e vjetër, kryesisht LDK e PDK. Heqja e taksës dhe e reciprocitetit pa asnjë kushtëzim për Serbinë e cila zhvillon një politikë agresive kundër Kosovës është tradhti që i bëhet shtetit dhe sovranitetit të Kosovës, por është edhe tradhti dhe pabesi që LDK-ja u ka bërë tashmë edhe vetë LDK-së dhe votuesve të saj”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.
E nëse këto parti politike të ish koalicionit PAN dhe minoritetet, arrijnë të mbledhin vota, edhe ato të PDK-së, për ta votuar Qeverinë e kryesuar nga LDK-ja, Kapiti është i sigurte që kjo qeveri e improvizuar mbi shkelje të ligjit dhe kushtetutës nuk do të arrin të mbijeton, do të jetë jetëshkurtër sepse do të rrëzohet nga qytetarët. “Nëse arrin që të formohet kjo lloj qeverisje e këtij amoraliteti dhe formati kundër demokratik e anti konstitucional dhe kundër vullnetit të popullit, atëherë populli do të kërkojë me protesta dhe mosbindje civile kthimin e vullnetit të tij,të legjitimitetit demokratik”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.
(Kosova Sot Online)
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66