Në fillim u raportua se dyshohej se ajo ishte hedhur nga një ndërtesë, ndërsa pak më parë është konfirmuar se 20-vjeçarja është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘’Xheladin Hana’’. Këtë lajm e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha. Ai deklaroi:
Sot me date 20.04.2020, rreth ores 17:46 Policia ka pranuar nje informatë se ne Rr. Xheladin Hana ne Prishtinë një person(f) rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga nje ndertesë. Viktima eshte derguar ne QKUK dhe sipas mjekëve nuk u ka mbijetuar plagëve.
Kurse gazeta ‘metro’ ka publikuar një foto të vajzës 20- vjeçare, që ka vdekur. Po ashtu miqtë e saj kanë postuar në rrjetet sociale dhe kanë shkruar se janë të pikëlluar. Njëri prej tyre ka shkruar:
Shoqa ime më e mirë ka vdekur. U prefsh në paqe, ti ke një vend të veçantë në parajsë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66