Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë nga koronavirusi në SHBA. Ai është Agron Vraja, ish-zyrtar lokal në Lezhë.
Mësohet se Vraja kishte shkuar në New Jork te djali i tij, ku edhe ka ndërruar jetë.
Ai ka qenë ish-këshilltar bashkiak dhe drejtues i Partisë Demokracia Sociale prej disa vitesh.
Vraja ishte babai i dy fëmijëve, dhe së fundmi punonte si specialist pranë këshillit të qarkut Lezhe.
Shumë miq të ish-zyrtarit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për vdekjen e parakoshme të tij.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66