Kina ka aprovuar fillimin e testeve njerëzore për dy vaksina eksperimentale.
Përtej faktit që sëmundja pati fillesat e saj në Kinë, vendi është tejet i shqetësuar edhe për rastet e importuara të cilat vijnë kryesisht nga Rusia. Kina thotë se Rusia është bërë burimi i saj më i madh i çështjeve të importuara, me një total prej 409 infeksionesh me origjinë nga fqinji i saj verior.
Një gazetë kineze shkruante:
Qytetarët kinezë duhet të qëndrojnë atje dhe të mos kthehen në shtëpi. Ardhja e tyre nga Rusia ka shtuar numrin e rasteve të importuara. Kina duhet të parandalojë rreptësisht hyrjen e rasteve të reja në vend dhe shpërthimin e dytë të pandemisë.
Ndërsa Kina lufton për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve koronavirus, dy vaksina eksperimentale do të testohen te njerëzit.Ato janë duke u zhvilluar nga një njësi me bazë në Pekin të Sinovac Biotech dhe nga Instituti i Produkteve Biologjike, një bashkëpunëtor i Grupit Kombëtar Farmaceutik Kinë në pronësi të shtetit.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66