Mëngjesin e sotëm njoftuam se një shqiptar me banim në Pequnock, SHBA u ekzekutua nga policia pasi refuzoi të dorëzohet.
Luan Agolli, 42 vjeç u filmua duke lëvizur i armatosur në kryqëzimin e rrugëve Carroll dhe Harrison ndërsa oficerët e policisë kanë tentuar ta bindin të hedhë armën dhe të dorëzohet.
Kjo gjë nuk ka ndodhur ndërsa Agolli një moment ka drejtuar armën ndaj një efektivi policie kur ndodhej vetëm disa hapa larg tij.
Ky është çasti kur ndaj tij është nisur një breshëri të shtënash nga oficerët ndërsa ka mbetur i vdekur në vend.
Më poshtë janë pamjet e ekzekutimit të shqiptarit për të cilin ende nuk dihet çfarë e shtyu të kanosë me armë oficerët e policisë së Paterson, Neë Jersey.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66