Miq të dashur!
Një fakt që të trondit dhe të prek në shpirt.
Media para dy ditësh trasmetoi vuajtjet dhe vështirësitë që po kalon një fëmijë 14 vjeç, i cili jeton vetëm me gjyshen e tij 82 vjeçe, pasi e ëma i ka ndërruar jetë prej pak ditësh, kurse i ati e ka braktisur.
Fëmija me gjyshen jetojnë në Gramsh, në një shtëpi me qera.
” Kam frikë të fle se mos vjen qeraxhiu dhe na nxjerr nga banesa se nuk kemi lekë të paguajmë.”
Zëri i dridhej…
Këto fjalë me lot në sy e me vështirësi të madhe dolën nga goja e shpirti i tij i vogël dhe i trazuar, i Mariglenit vetëm 14 vjeçar.
Fjalët e Mariglenit ishin thirrje dhe apel për ndihmë për të kaluar këtë situatë të vështirë.
Fjalët e Mariglenit janë në fakt thirrjet e qindra e mijërave “Mariglenëve” të tjerë që jetojnë në kushtet ekstreme të varfërisë, sot Shqipëri.
Në këtë situatë të vështirë që po kalojmë, për shkak të Coronavirusit Covid-19, vetëm dhimbja, ndjenja shpirtërore dhe solidariteti human i shqiptarëve, për këta “Mariglenë” të pafajshëm, do të ishte shpëtim.
Ata kanë nevojë të ndihmohen me strehim dhe kërkesat bazike për mbijetesë.
Zoti e ndihmoftë Mariglenin 14 vjeçar nga Gramshi dhe gjithë “Mariglenët” në Shqipëri!
Lori S. Kushta
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66