Para pak çastesh në zyrën e Presidencës së Kosovës ndodhi një takim historik midis dy viganëve të rrenokracisë, kryeshulit Kadri Veselit dhe jaranit të Grenellit, president Hashim Thaçit.
U diskutua për dy armiqtë e tyre të përbashkët: koronavirusin dhe Albin Kurtin.
Njëherazi me shumë dhimbje konstatuan se të dyve çdo ditë e më shumë po iu sosën rrenat.
Kundër kësaj fatkeqësie ata, si çdo herë në këto 20 vjet, edhe kësaj radhe presin solidaritet e mbështetje te treshja e hajnave e grabitçarëve, bashkëvëllezërve të tyre në krim e korrupsion, rrencave të palodhshëm Isa, Ramush e Fatmir.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66