John Boltoni ishte njëri nga shtytësit për ndryshimin territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë gazetari Tim Judah në emisionin DESKU në KTV.
E pse ndryshoi qasja e ShA-së në këtë temë, ishte pikërisht për shkak të ndryshimit në administratën amerikane.
“Paj, mirë, mendoj se ndryshimi më themelor ishte ndryshimi në ShBA, ndërrimi i administratës, administrata e prirë prej presidentit që gjithçka që goxha me terme strikte transaksionesh, kjo nuk është e thellë, por në thelb është po ajo se gjithçka aty është për t’u tregtuar, por nëse nuk keni shumë njohuri për rajonin, hidhjani një sy hartës se pse nuk mund të këmbesh këtë tokë me 75 mijë banorë me këtë tokë me 40 mijë banorë, dhe të mos kesh parasysh ndërlikimet dhe realitetet në terren në Ballkan, në atë mënyrë se si lidhen këto gjëra. E kam fjalën për implikimet në Maqedoni, dhe për implikimet në Bosnjë”, ka thënë Judah në emisionin DESKU.
E sipas tij po që se Kosova dhe Serbia të ishin diku tjetër, në ndonjë ishull, gjërat do të ishin më të lehta, por në thelb “nëse kishte ndonjë ndryshim thelbësor, ai ndryshim ishte në Shtetet e Bashkuara”.
“Pastaj, disa njerëz në Evropës, sidomos Mogherini, ish-shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, vërtet donin sukses, ajo vërtet donte një marrëveshje, dhe njerëzit e saj të afërt mundoheshin ta kthenin në diçka argëtuese dhe të thoshin: Pse jo, nëse dy palët pajtohen, atëherë le të shohim çfarë ndodh”, ka thënë ai.
Sipas tij ishte John Boltoni njëri nga shtytësit e kësaj ideje.
“Shiko, unë përnjëmend nuk i di hollësitë, por mendoj se nuk mund ta shmangni diskutimin nga amerikanët në njëfarë forme dhe unë mendoj se lëvizje kyçe, me aq sa unë kuptoj, ishte John Bolton, të cilin, më falni që nuk ia di saktë postin. Ju mund të më ndihmoni për pozitën. Këshilltar i sigurisë kombëtare. John Bolton ishte njëfarë shtytësi i kësaj. Por se si nisën gjërat saktësisht, kush i tha kujt çka, ne do ta mësojmë këtë kur njerëzit t’i shkruajnë biografitë e tyre”, ka thënë Judah.
Sipas tij është e qartë se kjo nuk ishte ide e Perëndimit, ishte një ide e hedhur më parë.
“Sikurse thashë, është një ide që vjen e shkon. Ju e dini se edhe në ish-Jugosllavi, Dobrica Qosiq, ish-nobelisti dhe politikani serb, ishte një person që, nëse po kujtohem mirë, thoshte se kjo ishte një ide e mirë. Kjo, sikurse thashë është diçka që vjen e shkon”, ka thënë Judah.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66