Jordania është duke përdorur dronë dhe kamera vëzhgimi për të monitoruar izolimin mbarëkombëtar të imponuar për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Forcat e armatosura dhe shërbimet e sigurisë do të sigurohen që orari i vendosur i izolimit po respektohet duke përdorur teknologji moderne si drone dhe kamera vëzhgimi.
Kështu tha ministri i shtetit për informacionin, Amjad al-Adayleh, në një konferencë për shtyp.
Jordania ka deklaruar pesë të vdekur dhe 323 raste të infektuarish me COVID-19.
Adayleh, i cili shërben gjithashtu si zëdhënës i qeverisë, paralajmëroi se autoritetet do të marrin “masat e nevojshme kundër kujtdo që shkel vendimet” të marra për të parandaluar përhapjen e virusit.
Jordania njoftoi se ka arrestuar të paktën 1600 njerëz për shkelje të shtetrrethimit.
Sheti ka mbyllur kryeqytetin dhe të gjitha krahinat e vendit, ka pezulluar fluturimet brenda dhe jashtë Jordanit, ka mbyllur shkolla dhe ka ndaluar të gjitha tubimet publike.
Burimi: barrons Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66